Kane pendohet

Futboll

Kane pendohet

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 15:27
Harry Kane

Harry Kane thuhet se do të rikthehet në Premier League pasi kaloi vetëm një vit me Bayern Munich, mes interesimit nga Manchester United dhe Chelsea, sipas Caught Off Side.

Ish-sulmuesi i Tottenham u transferua te skuadra bavareze në verën e vitit 2023 për një shumë që mund të rritet deri në 100 milionë sterlina.

Në atë kohë besohej se anglezi më në fund u largua nga veriu i Londrës për të fituar trofetë kryesorë me gjigantët gjermanë.

Megjithatë, gjërat mund të mos shkojnë sipas planit për sulmuesin 30-vjeçar, i cili ka shënuar 27 gola në 23 ndeshje gjatë sezonit të tij të parë në Bundesliga. Bayern Munich është prapa me tetë pikë ndaj Bayer Leverkusen, i cili është në krye të renditjes së kampionatit.

Për më tepër, Kane me shokë do të duhet të përmbysin një humbje 1-0 në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League kundër Lazio-s nëse duan të avancojnë në turne.

Problemet në klub i shtohet edhe fakti se trajneri aktual Thomas Tuchel ka vendosur të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Mes këtyre shqetësimeve, besohet se Kane do të preferonte një rikthim në Angli, ku ai ka shënuar 278 gola nga 430 ndeshje për Tottenham. Megjithatë, një lëvizje te Chelsea ose Manchester United mund të duket më pak e dëshirueshme për momentin.

Djajtë e Kuq janë të gjashtët në Premier League, ndërsa Blutë janë të 11-ët dhe së fundmi pësuan një humbje në finalen e Carabao Cup ndaj Liverpool (1-0, 25 shkurt).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat