Kvaratskhelian interesohen dy gjigandët europianë

Futboll

Kvaratskhelian interesohen dy gjigandët europianë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 19:08
Kviça Kvaratskhelia

Kviça Kvaratskhelia, anësori gjeorgjian i Napolit, kontrata e të cilit me kampionët e Italisë përfundon në vitin 2027 është në agjendën e Barcelonës.

Megjithatë mediat italiane nuk e përjashtojnë largimin e mundshëm të tij në fund të sezonit, nëse në adresë të tij do të vijë oferta e duhur financiare.

Pasi shpërtheu sezonin e kaluar me 14 gola dhe 17 asistime, në moshën 23-vjeçare ai ndihet gati për të bërë një hap të madh.

Për më tepër, ai është një nga më të paguarit në skuadër dhe agjenti i tij, Mamuka Jugeli ka thënë se ai është i motivuar të luajë për Barçën ose Madridin, megjithëse ka oferta edhe nga PSG-ja.

“Ai ka oferta nga Barça e PSG-ja”, tha agjenti i tij për faqen ruse “Championship”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat