Rrahmani autor i golit, Napoli bindshëm ndaj skuadrës së shqiptarëve 

Futboll

Rrahmani autor i golit, Napoli bindshëm ndaj skuadrës së shqiptarëve 

Nga: K. G. Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 20:02
Amir Rrahmani

Napoli ka treguar prej ndeshjeve më të mira duke fituar në udhëtim me rezultat 6:1 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e mbetur të javës së 21-të të Serie A.

Amir Rrahmani është paraqitur standard për Napolin, duke shënuar në minutën e 29-të. 

Për Napolin shënuan Rrahmani (29'), Osimhen (31', 41', 47’), Kvaratskhelia (51' e 75') dhe për Sassuolon shënoi Racic (17').

Nedim Bajrami ka luajtur titullar për Sassuolon dhe është zëvendësuar në minutën e 77-të dhe Marash Kumbulla është aktivizuar në atë të 77-tën.

Napoli renditet në vend të nëntë me 40 pikë e Sassuolo në të 18-tin me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat