Buduçnosti dështon, skuadra shqiptare lider i ri i Kampionatit të Malit të Zi

Futboll

Buduçnosti dështon, skuadra shqiptare lider i ri i Kampionatit të Malit të Zi

Nga: K. G. Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 20:32
Deçiqi nga Podgorica

Dështimi i Buduçnostit të Podgoricës, super lajm për skuadrën shqiptare Deçiqi nga Podgorica.

Buduçnosti ka pësuar humbje si vendas me rezultat 1:0 nga Jezero, në takimin e javës së 22-të të Kampionatit të Malit të Zi. 

Nga ana tjetër, Deçiqi që ka president Pal Dreshajn, ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Mlladostit në Podgoricë.

Deçiqi është lider i ri me 42 pikë e ka dy më shumë se Buduçnosti në pozitën e dytë.

Kampionati i Malit të Zi

Jedinstvo - Sutjeska 0:1
Mlladosti -  Deçiqi 0:3
Mornari - Arsenali 0:0
Petrovac - Rudari 1:1
Buduçnosti - Jezero 0:1  

Tabela

1. Deçiqi    22    12    6    4    32:19    42
2. Buduçnosti    22    11    7    4    40:27    40
3. Mornari 22    8    10    4    24:21    34
4. Sutjeska    22    7    11    4    27:20    32
5. Jezero    22    8    8    6    24:22    32
6. Petrovac    22    5    12    5    25:24    27
7. Arsenali    22    5    11    6    26:28    26
8. Jedinstvo    22    5    6    11    27:36    21
9. Rudari    22    5    4    13    14:27    19
10. Mladost DG    22    4    5    13    23:38    17

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat