Muçi: Duam të fitojmë

Futboll

Muçi: Duam të fitojmë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:01
Muçi

Sulmuesi kuqezi ka folur pas ndeshjes së Kupës përballë Konyaspor të fituar me rezultatin 2-0

Ernest Muçi ka bërë një deklaratë pas ndeshjes çerekfinale të Kupës së Turqisë, në të cilën Beshiktashi triumfoi me rezultatin 2-0 përballë Konyaspor. "Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E bëmë punën tonë, jemi në gjysmëfinale.

Por edhe kjo ka kaluar. Ka një ndeshje të rëndësishme për ne dhe për  tifozët të dielën. Shpresoj që t'i bëjmë tifozët të lumtur dhe ta fitojmë atë ndeshje”.

Në fakt, të dielën Beshiktashi do të ketë duelin me Gallatasarajin. I pyetur për derbin e tij të parë në Turqi, Muçi u përgjigj: "Ka biseda mes nesh. Të gjithë flasin për këtë atmosferë të mrekullueshme. Edhe unë mezi pres të luaj. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Duam të fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat