Chelsea ka probleme me “Fair Play-n Financiar”

Futboll

Chelsea ka probleme me “Fair Play-n Financiar”

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 14:41
Armando Broja

Chelsea ka vendosur për katër lojtarët që dëshiron të shesë këtë verë, në përpjekje për të shmangur problemet me “fair-play”-n financiar në Premier Ligë dhe mes emrave është edhe ai i sulmuesit shqiptar Armando Broja.

Blutë e Londrës kanë shpenzuar mbi 1 miliardë euro për transferime që kur Tod Bohli dhe Behdad Egbali morën “frenat” e klubit nga Roman Abramoviç në vitin 2022, por investimet e bëra nuk kanë qenë të suksesshme në fushë.

Sipas “The Telegraph”, zërat janë rritur në rrethin e rivalëve të Chelsea-t, se klubi duhet të përfitojë një fond me vlerë 100 milionë euro deri në fund të qershorit të këtij vitit, për të shmangur thyerjen e rregullave financiare të Premier Ligës.

Chelsea ka përfituar mbi 100 milionë euro nga shitjet e disa lojtarëve si Mount, Pulisiç dhe Ampadu, por kanë shpenzuar mbi 448 milionë euro, duke lënë një deficit të madh.

Sipas burimeve të kësaj medie, klubi do të kërkojë mundësi për të larguar Trevoh Chalobah e Armando Brojën, por gjithashtu mund të lejojë largimin e Konor Gallagher dhe Mark Cucurella.

Një detyrim për të mbledhur para shpejt, mund të sjellë edhe shitjen e mundshme të sulmuesit të Kombëtares shqiptare drejt një klubi tjetër të Premier Ligës, ku që në janar shumë prej tyre e kanë kërkuar me ngulm Brojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat