Kapiteni ka vendosur të largohet pas 12 vitesh nga Dortmundi

Futboll

Kapiteni ka vendosur të largohet pas 12 vitesh nga Dortmundi

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 14:42
Marco Reus

Marco Reus nuk ka gjasa të qëndrojë te skuadra e Borussia Dortmund sezonin e ardhshëm.

Talenti gjerman ka vendosur të mos e zgjasë kontratën që e lidh me klubin verdhezi deri më 30 qershor dhe për këtë do të duhet të kërkojë një pozicion tjetër.

Sipas asaj që raportohet nga “FootMercato.net”, ofertat kryesore vijnë nga MLS (kampionati amerikan i futbollit). Gjithashtu, ekziston ideja për ta parë sërish te Borussia Moenchengladbach, skuadra ku bëri debutimin e tij si profesionist 12 vite më parë.

Marco Reus luan me skuadrën e Borussia Dortmund që prej vitit 2012 dhe në 415 ndeshje zyrtare me këtë fanellë ka ralizuar 167 gola. Në moshën 34-vjeçare ai është gati të largohet për një aventurë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat