Haaland i bashkohet yjeve si Messi dhe Ronaldo

Futboll

Haaland i bashkohet yjeve si Messi dhe Ronaldo

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:30
Erling Haaland

Robert Lewandowski, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe sigurisht edhe Erling Haaland janë disa prej kampionëve më të mëdhenj të sportit të futbollit që kanë shënuar pesë gola në një ndeshje me fanellën e klubeve të tyre.

Por ka një tjetër emër që i lë pas. Ai është Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian realizoi gjashtë gola në një ndeshje të Kupës së Holandës me Ajaksin në vitin 2009.

Viktima ishte WHC Vezep, që sot milton mes diletantëve.

I pashlyeshëm mbetet rekordi i pesë golave të Levandovskit gjithsesi, kur në 22 shtator të vitit 2015, sulmuesi polaku hyri vetëm pas pushimit të ndeshjes së Bajernit me Wolfsburgun, që rekordmenët ishin duke e humbur 1-0 dhe shënoi në harkun e 9 minutave: në 51′, në 52′, në 55′, në 57′ dhe në 60′.

Mesi e ka bërë edhe me Argjentinën edhe me Barçën, ndërsa shënoi pesë herë në fitoren 5-0 ndaj Estonisë dhe në fitoren 7-1 në Champions kundër Leverkusenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat