Interi mund ta festojë titullin në derbin ndaj Milanit

Futboll

Interi mund ta festojë titullin në derbin ndaj Milanit

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:43
Pioli e Inzaghi

Çfarë mund të jetë më e këndshme, që tifozët e Interit ta festojnë yllin e dytë në derbin e Madoninës, për më tepër në shtëpinë e Milanit?

Ndoshta vetëm fitorja e Ligës së Kampionëve, por duke pasur parasysh se rrugëtimi në Evropë është ende i gjatë, ndoshta është më mirë të fokusohemi në fundjavën mes 20 dhe 22 prillit, në të cilën do të zhvillohet ndërqytetësja e famshme.

Qartësisht kampionati italian është ende i gjatë, ka edhe 12 sfida për të shkuar deri atje, por makthi është shuar dhe epërsia prej 12 pikësh ndaj Juventusit të vendit të dytë sugjeron se gjithçka mund të vendoset në stadiumin “San Siro”, ndaj Milanit.

Duke kujtuar se si ky eventualitet nuk ka ndodhur asnjëherë në epokën e tri pikëve për fitore, tifozët zikaltër tashmë kanë filluar të bëjnë llogaritë. Ata llogarisin se do të nevojiten 16 pikë larg vendit të dytë për ta ngritur trofeun në qiellin milanez.

Ndoshta në një mbrëmje të ngrohtë pranvere, aktualisht aq larg nga pikëpamja meteorologjike. Do të duhej një rekord i patëmetë, siç shihet në vitin 2024, ku Interi ka grumbulluar 11 fitore në po aq ndeshje.

Me pak fjalë, asgjë nuk është e pamundur për skuadrën e Simone Inzaghit, e cila duket se po shkon drejt titullit të 20-të. Tashmë për të ndalur Interin do të duhej diçka e vështirë për t’u parashikuar, aq sa t’ia “rrëmbesh” Milanit në shtëpi dhe ta qepësh yllin e dytë në gjoksin e rivalëve historikë të kuqezinjve nuk duket diçka e paarritshme.

Është e qartë se do të ishte e nevojshme të merret në konsideratë aspekti i rendit publik, i cili mund të bëhej problem nëse festimet do të zhvilloheshin me rastin e ndeshjes ndaj rivalëve historikë.

Duke parë avantazhet e krijuara nga Interi në javën e 26-të të Serie A, në epokën e tri pikëve për fitore, vetëm në sezonin 2006-2007 distanca nga vendi i dytë ishte më e gjerë se sot. Me pak fjalë, titulli tashmë është pothuajse i sigurt për Interin, fitimi i tij në derbi nuk duket një mundësi shumë e largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat