Sassuolo mendon për trajnerin e ri, dyshen shqiptare do e trajnojë legjenda e Milanit

Futboll

Sassuolo mendon për trajnerin e ri, dyshen shqiptare do e trajnojë legjenda e Milanit

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:52
Pamje nga një ndeshje

Sassuolo është në një moment tejet të vështirë të sezonit me skuadrën që rrezikon seriozisht rënien në Serie B.

Klubi ku aktivizohen edhe dy lojtarët e kombëtares, Marash Kumbulla e Nedim Bajrami, mbylli bashkëpunimin para disa ditësh me teknikun Alessio Dionisi.

Aktualisht, skuadra ka kaluar në drejtimin e Emiliano Bigica, por disfata e fundit 1-6 ndaj Napolit në shtëpi tregoi se situata nuk ka ndryshuar dhe se drejtuesit duhet të mendojnë për trajnerin e ri sa më shpejt.

Së fundmi, mediat italiane theksojnë se Gennaro Gattuso është emri më i përfolur në shtëpinë e Sassuolos.

Gattuso, u shkarkua nga Marseille, por duket se është gati të nisë menjëherë aventurën e radhës me misionin për të shpëtuar sezonin e Sassuolos.

Sakaq, emra të tjerë në listën e Frosinones janë edhe Ballardini apo Grosso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat