Fiorentina interesohet për Igli Taren

Futboll

Fiorentina interesohet për Igli Taren

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 19:41
Igli Tare

Cikli i Daniele Prade-s ka përfunduar , presidenca po mendon për shqiptarin si drejtor sportive

Fiorentina interesohet për Igli Taren. Krerët më të lartë të klubit nga Firence e shohin shqiptarin si ideal për të marrë rolin e drejtorit sportiv. Me shumë gjasa cikli i Daniele Prade-s ka përfunduar dhe në verë mund të ndodhë një revolucion në klubin italian.

Sezonin e kaluar, Igli Tare dhe Lazio ndërprenë bashkëpunimin mes tyre, për shkak të debatave me trajnerin Maurizio Sarri. Që nga ajo kohë, drejtori sportiv shqiptar ka mbetur pa ekip, por jo për shumë kohë. Në Itali po flasin për nje interesim të Fiorentinës.

Krerët më të lartë të klubit nga Firence janë të bindur se cikli i Daniele Prades ka përfunduar dhe në verë mund të ketë një revolucion të vërtetë. 

Emri që pëlqehet është ai i Igli Tares, i cili në mbi 10 vjet si drejtor sportiv i Lazios, solli në Romë lojtarë të panjohur që më pas bënë historinë më të re të klubit si Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic. Tare do të ishte i përshtatshëm për filozofinë dhe politikat që ndjek klubi.

Në një intervistë të fundit me TV Play ish-sulmuesi deklaroi: "Për mua Italia ka një rol themelor, ndihem plotësisht gati për një projekt të ri këtu ose jashtë vendit", duke specifikuar se nuk është kontaktuar kurrë nga Napoli siç ishte përfolur muajt e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat