Shqiptarët protagonistë të fitores së Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Shqiptarët protagonistë të fitores së Maqedonisë së Veriut 

Nga: K.G. Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 20:26
Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut U19 ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës U19, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në fushën e FFM-së në Shkup.

Shqiptarët protagonistë të fitores së Maqedonisë së Veriut.

Lorik Kaba Jakupi në minutën e 52-të ka shënuar për 1:0 dhe Fikret Livoreka realizoi në çastet e fundit.

Duhet theksuar se nga data 20 deri më 26 mars Maqedonia U-19 në Shkup do të luftojë për një vend në Kampionatin Evropian, ku do të ndeshet me Zvicrën, Ukrainën dhe Letoninë në kuadër të grupit 7 të kualifikueseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat