Shkëndija mburret me Lorik Jakupin

Futboll

Shkëndija mburret me Lorik Jakupin

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 22:36
Lorik Jakupi - majtas

Futbollisti Lorik Jakupi dhe Fikret Livoreka sot shënuan për fitoren e Maqedonisë së Veriut U19, me rezultat 2:0 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Ndeshja miqësore është zhvilluar në kampin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e Shkëndijes së Tetovës mburret me futbollistin e talentuar Lorik Jakupi.

“Maqedonia U19 fitoi 2:0 miqësoren me BeH, derisa rrugën drejt fitores e hapi futbollisti i Shkëndijës me një gol shumë të bukur. 

Sulmuesi i Shkëndijës është shfaqur protagonist në fitoren 2:0 të përfaqësueses U19 të Maqedonisë së Veriut në ndeshjen kontrolluese me Bosnje e Hercegovinën.

Dueli i zhvilluar në Shkup u zhbllokua në minutën e 52-të me super golin e tetovarit, Lorik Jakupi, që priti fluturimthi një top të dëbuar pas një goditje nga këndi.

Lojtari ynë në përgjithësi kishte paraqitje pozitive, derisa goli i bukur vetëm kompleton pasqyrën e shkëlqyeshme që solli në këtë paraqitje. Ndeshje pozitive edhe për mesfushorin tonë Amir Nuhija, i cili gjysmësezonin pranveror luan si huazim te Arsimi i Çegranit”, shkruan në faqen e Shkëndijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat