​Raiola iu kishte lutur De Laurentiis mos ta transferonte Haalandin

Futboll

​Raiola iu kishte lutur De Laurentiis mos ta transferonte Haalandin

Më: 1 mars 2024 Në ora: 11:51
Erling Haaland

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka zbuluar se ishte shumë afër transferimit të sulmuesit, Erling Haaland.

De Laurentiis e donte transferimin e Haaland te Napoli, gjatë kohës kur ai ishte pjesë e RB Salzburgut.

Por, transferimi nuk ndodhi për shkak të agjentit të ndjerë, Mino Raiola.

De Laurentiis ka thënë se Raiola iu kishte lutur që mos të transferonte Haaland, pasi që ai veçse kishte planifikuar lëvizjen e tij të radhës.

“Isha shumë afër që ta transferoja Erling Haaland për 50 milionë euro nga RB Salzburgu. Oferta zyrtare ishte e gatshme, por Mino Raiola më tha: të lutem, mos provo të nënshkruash me Erling pasi unë veçse e kam planifikuar lëvizjen e tij të radhës”, tha De Laurentiis. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat