Inzaghi - Inter, synohet rinovimi deri më 2027

Futboll

Inzaghi - Inter, synohet rinovimi deri më 2027

Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:00
Inzaghi

Një e ardhme ende për t’u shkruar. Edicioni i sotëm i “Tuttosport” i kushton hapësirë ​​të bollshme rinovimit të Simone Inzaghit, trajnerit nga Piacenza, i cili aktualisht është i lidhur me Interin, me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Inzaghi pëlqehet në Premier League dhe në veçanti nga Manchester United, një klubi i cili ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e Ten Hag. Për momentin është vetëm një hipotezë, por, mbi të gjitha, synimi i Interit është të gjejë një marrëveshje me Inzaghin për ta rinovuar kontratën edhe dy sezone të tjera, deri më 30 qershor 2027.

Me rastin e negociatave, Inzaghi do të vendosë edhe kushte në merkato, duke kërkuar garanci për mundësinë e mbajtjes së të gjithë emrave të mëdhenj, aktualisht në skuadër. Llogaritë e klubit zikaltër janë përmirësuar në krahasim me sezonet e mëparshme, edhe falë objektivave të arritura nga vetë trajneri.

Me Ligën e re të Kampionëve, si dhe me pjesëmarrjen në Botërorin e ri të Klubeve do të nevojitet një skuadër e aftë pë transferime të shkëlqyera. 

Pak ditë më parë, Simone Inzaghi u shpreh kështu për të ardhmen e tij: “Klubet e huaja të mëdha të interesuara për mua?

Është jashtëzakonisht e këndshme, nuk mendoj se duhet të flasim vetëm për Inzaghin, por për Interin.

Ne po bëjmë një punë të shkëlqyer dhe duhet të vazhdojmë kështu. Interesimet po i lexojmë, ato kanë qenë gjithmonë aty, që kur isha trajner i Lazios, edhe në dy vitet e para tek Interi. Shpresojmë që të jem akoma këtu në të ardhmen.

Unë jam i interesuar të punoj mirë tek Interi, me tifozët dhe stafin tim. Kam shumë njerëz me vete për më shumë se 10 vite, të cilët më ndihmojnë shumë në këtë punë, e cila më jep kaq shumë kënaqësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat