Deschamps në mbrojtje të Pogbas

Futboll

Deschamps në mbrojtje të Pogbas

Më: 1 mars 2024 Në ora: 14:24

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka thënë se nuk beson që Pogba ka marrë doping me qëllim.

Mesfushori i kombëtares franceze dhe Juventusit u pezullua për katër vite të enjten pasi testi i dytë rezultoi pozitiv për substancën e ndaluar, testosteron.

“Në asnjë moment nuk mund ta imagjinoj se Paul kishte qëllim dhe dëshirën për të përdorur doping. Unë e njoh mirë atë, e di që kjo nuk është fare në karakterin e tij.

Tani, këtu janë faktet dhe çfarë zbulojnë dy mostrat e marra. Prania e një hormoni të paligjshëm është e padiskutueshme”, ka thënë trajneri i “gjelave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat