Formacionet zyrtare Feronikeli ’74 - Llapi

Futboll

Formacionet zyrtare Feronikeli ’74 - Llapi

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:53
KF Llapi

Feronikeli ’74 dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të llapjanëve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i legjendës Shefki Kuçi synon fitoren e parë në pranverë për të qëndruar jashtë zonës së barazhit.

Në anën tjetër, Llapi i Tahir Batatinës synon të kthehet të fitorja pas barazimit që erdhi pas tri fitoreve radhazi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër disa mungesave.

Feronikeli ’74: Meira; Bruqi, Lladrovci, Mballow; Musa, Avdyli, Rrahmani, Bardhoku; Hajdari, Razack, Berisha; 

Llapi: Avdyli; Krasniqi, Bekteshi, Jashari; Vokrri, Ahmeti, Namani, Ramadani, Blakçori; Selimi, Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat