Allegri: Edhe 13 pikë për zonën Champions

Futboll

Allegri: Edhe 13 pikë për zonën Champions

Më: 2 mars 2024 Në ora: 13:24
Allegri

Pas triumfit të fundit ndaj Frosinones, Juventus kërkon vazhdimësinë në transfertë ndaj Napolit.

Në konferencë për shtyp, trajneri Massimiliano Allegri theksoi se skuadrës i mungojnë edhe 13 pikë për t’u kualifikuar në Champions League ndërsa sa i takon të ardhmes së tij, shtoi se atë e dinë vetëm drejtuesit e klubit.

“Duhet të marrim rezultat pozitiv sepse u bënë pesë vite që nuk fitojmë në Napoli, muaji shkurt nuk ishte i bukur. Kemi fituar vetëm ndaj Frosinones. Shpresojmë që marsi të jetë më me fat, duhet të përmirësojmë fazën mbrojtëse sepse pësojmë shumë.

Në Maradona ndeshjet nuk përfundojnë kurrë dhe nëse nuk jemi të vëmendshëm do të përfundojmë me kocka të thyera.

Kam një kontratë deri në vitin 2025 dhe drejtuesit do të ma komunikojnë nëse kanë një ide tjetër për të ardhmen. Mendoj se për të garantuar pjesëmarrjen në Champions League na duhen edhe 13 pikë”, u shpreh Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat