​Lëndimi i Alisson është më serioz se sa që pritej

Futboll

​Lëndimi i Alisson është më serioz se sa që pritej

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:20
Alisson

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka pranuar se lëndimi në muskulin e Alisson Becker është shumë serioz saqë ai do të mungojë një numër të madh ndeshjesh të këtij sezoni.

Por, Klopp insistoi se sezoni nuk ka përfunduar për Alisson, dhe tha që lëndimi i tij është më serioz se sa që pritej, ku ndeshja kundër Nottingham për portierin brazilian do të jetë e pesta me radhë që ai do e humb.

“Nuk ka ndonjë datë të rikthimit, por është një lëndim serioz i muskulit. Nuk është një i shkurtë.

Është tejet serioz, por nuk përfundon sezoni për të”, tha Klopp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat