Kreu nuk ndryshon në të dyja grupet

Futboll

Kreu nuk ndryshon në të dyja grupet

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:20
Pamje nga një ndeshje

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të dhurojë ndeshje mjaft emocionuese me skuadrat që po i drejtohen fazës play-off.

Kanë përfunduar edhe takimet e javës së 15-të. Në grupin A, vazhdon dueli në distancë mes skuadrave ATS dhe Dymbëdhjeta. Këtë javë skuadra e ATS nuk kishte ndeshje në program, ndërsa sfida e skuadrës Dymbëdhjeta ndaj IMMI është shtyrë dhe do të luhet në ditët në vazhdim.

Në ndeshjet e tjera të grupit A, skuadrat e Barrikada, Panthers Shkodër, Primo MFC, MD, Vila-L dhe Vatër fituan në sfidat e tyre, ndërsa skuadra e Raiffeisen Bank e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Hidro Alfa.

Në grupin B, Dajti fitoi ndaj Coca Cola Tepelena dhe përfitoi nga hapi fals i Kastriotëve që barazuan 2-2 me skuadrën e Confucius. Tani Dajti kryeson me 36 pikë, ndërsa Kastriotët ndodhen në vendin e dytë me 32 pikë, katër më pak se vendi i parë.

Në ndeshjet e tjera të grupit B skuadrat e Gaia Triumph, Antigonean, Al Ar, Friends Team dhe Parku fituan në sfidat e tyre, ndërsa Big-Bite e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Roamel.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së 15-të të kampionatit të futbollit amator 9×9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat