Pëson gola në çdo ndeshje, kjo është skuadra me rekordin më negativ

Futboll

Pëson gola në çdo ndeshje, kjo është skuadra me rekordin më negativ

Më: 2 mars 2024 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Pëson gola në çdo ndeshje, kjo është skuadra me rekordin më negativ nga pesë ligat më të forta evropiane

Sezonet në top-5 ligat më të forta evropiane veçse ka hyrë në periudhën më të nxehtë të saj.

Kur kanë kaluar më shumë se gjysma e sezonit, në top-5 ligat evropiane është një ekip që nuk e ka mbajtur portën e paprekur në asnjë ndeshje deri më tash.

WhoScored shkruan se nga 96 ekipet në top-5 ligat evropiane, Augsburgu është klubi i vetëm që ka pësuar gol në çdo ndeshje të zhvilluar këtë sezon.

Aktualisht, Augsburgu gjendet në pozitën e 11-të me 25 pikë të grumbulluara.

Nga 23 ndeshjet e zhvilluara, Augsburgu ka pësuar 41 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat