Muçi “arma sekrete” e derbit

Futboll

Muçi “arma sekrete” e derbit

Më: 2 mars 2024 Në ora: 16:43
Ernest Muçi

Fundjava parashikon një duel të madh. Në Stamboll do të luhet këtë të diel derbi mes “Shqiponjave të Zeza”, Besiktas e “Luanëve”, Galatasaray, dy prej tre ekipeve më të mëdha të Turqisë, dhe papritur në qendër të vëmendjes është një shqiptar. Ky lojtar “Kuqezi” quhet Ernest Muçi.

Gazetat sportive turke shkruajnë se 22-vjeçari është “asi nën mëngë” i trajnerit të Besiktas, Fernando Santos. E përditshmja “Fotomaç”, shkruan se Muçi mund të jetë arma sekrete e teknikut portugez ndaj Galatasaray. “Fotomaç” informon se Santos ka pasur një takim kokë më kokë me “yllin” ofensiv, me gjasë për të sqaruar pjesën taktike që i takon atij në këtë sfidë.

Deri tani, lojtari i Kombëtares ka shkëlqyer në Superligën turke me të gjithë kuptimin e fjalës. Ka shënuar gol, ka krijuar një gol tjetër, ndërsa gazeta “Fanatik” i jep meritën edhe për rrjetën e dytë të Besiktas ndaj Konyaspor, për shkak se aksioni i tij personal krijoi mundësitë për realizim.

“Fanatik” vazhdon me komentin se drejtuesit e Besiktas dhe trajneri Santos po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm, ku dyshja kryesore ofensive do të jetë ajo e përbërë nga Muçi dhe nga I riu, Semih. Ky do të jetë Plani B, që po kthehet në Planin A, pasi sulmuesit kryesorë si Aboubakar, Rebic, Çenk Tosun dhe Muleka nuk po japin atë që pritej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat