Inzaghi synon ecurinë e Contes

Futboll

Inzaghi synon ecurinë e Contes

Më: 2 mars 2024 Në ora: 18:10
Inzaghi e Conte

Genoa eshtë një nga skuadrat e pakta që Inter nuk ka arritur të mposhtë në sezonin mahnitës që po zhvillon që nga gushti.

Genoa e Gillardinos shpreson të dalë nga San Siro e padëmtuar, ndoshta duke përsëritur performancën e mirë në Marassi në fund të dhjetorit.

Nuk do të jetë e lehtë, edhe sepse është pak herët për të menduar se zikaltërit e kanë mendjen te Madridi, duke qenë se ndeshja e kthimit kundër Atleticos është planifikuar për në 13 mars.

Megjithatë, një lajm i mirë mbërriti për Inzaghin në seancën e mëngjesit në Appiano. Thuram dhe Acerbi kanë bërë një seancë të mirë stërvitore dhe pritet të rikthehen në grup të dielën, ku priten të jenë në dispozicion për ndeshjen e së hënës ndaj Genoa.

Gjendja e Calhanoglu po përmirësohet edhe pse fokusi është rikuperimi për ndeshjen ndaj Bologna. Frattesi është gjithashtu mirë. Ai nuk i është nënshtruar asnjë analize mjekësore dhe ka kryer punë të personalizuar. Mesfushori italian pritet të kthehet në grup për stërvitje në prag të ndeshjes kundër skuadrës së Gillardino.

Në rast të një suksesi kundër Genoas, Inter i Simone Inzaghit do të arrijë në kuotën e 72 pikëve në 27 ndeshje, ekzaktësisht aq pikë të fituara në të gjithë sezonin e kalur të Serie A TIM, por në 38 javë.

Për më tepër, Inter mund të fitojë 9 ndeshje radhazi në Serie A TIM për herë të parë me Simone Inzaghin në krye, hera e fundit në fakt është gjatë periudhës Janar dhe Prill 2021 (11 në këtë rast me Antonio Conte në krye).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat