Balaj: Kundërshtar kemi veten tonë

Futboll

Balaj: Kundërshtar kemi veten tonë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 20:25
Bekim Balaj

Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj padyshim ishte një ndër më të mirët në fushë kundër Tiranës, Ai arriti të shënojë dy gola dhe pas sfidës u shpreh i lumtur.

“Sigurisht një fitore që vjen në vazhdën e fitoreve që kemi pas, një “Loro Boriçi” i mbushur, i kënaqur dhe kjo fitore na jep shtysë për vazhdimësinë.

Të gjithë po rritemi në performancë si unë dhe shokët e ekipit, ndikojnë skemat dhe që s’kemi provuar më herë kemi vetëbesim dhe po e tregojmë ndeshje pas ndeshje.

Sigurisht që është një ndeshje me rezultat jo të favorshëm, ndoshta ia vështirësuam vetes me Erzenin në Kupë, por mendoj që jemi gati, nuk ka vend për festë se pas 3 ditësh kemi ndeshje do provojmë çdo gjë për ta kaluar këtë ndeshje.

Kundërshtar kemi veten pasi jemi një skuadër që kemi dalë jashtë pritshmërive, na vendosën limite, skishin besim por iu treguam që kemi forcë dhe besim për të arritur më shumë, kjo skuiadër ka mundësi të arrijë maksimumin.

Nuk e di për bonus, presidenti na ka ndenjur afër, në çdo ndeshje kemi pasur bonuse, besoj dhe kjo ndeshje s’do bëjë përjashtim”, tha Balaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat