Allegri: Ndaj Napolit shumë ndeshje e vështirë, na duhet fitorja!

Futboll

Allegri: Ndaj Napolit shumë ndeshje e vështirë, na duhet fitorja!

Më: 3 mars 2024 Në ora: 07:24
Allegri

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri ka folur në prag të ndeshjes në transfertë ndaj Napoli-t, të cilën e ka cilësuar si shumë të vështirë.

Në prononcimin e bërë për mediet në prag të këtij takimi, tekniku italian theksoi se “Zonja e Vjetër” nuk ka fituar në transfertat e Napoli-t për rreth 5 vjet.

“Është një ndeshje shumë e vështirë në Napoli, duke pasur parasysh vlerën e skuadrës që ka, është anormale ta shohësh në atë pozicion në renditje”-tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat