Besart Ibraimi kërkon golin e 16-të

Futboll

Besart Ibraimi kërkon golin e 16-të

Më: 3 mars 2024 Në ora: 12:54
Besart Ibraimi

Futbollisti Besart Ibraimi të dielën kundër Sileksit do të zhvillojë ndeshjen e tij të 23-të personale.

Një gjë tillë, sulmuesi i Struga Trim Lum ka bërë vetëm ndaj FC Shkupit, ndaj së cilës skuadër njëherit numëron edhe më së shumti gola (gjithsej 17), ndërkohë ndaj Sileksit gjatë ditës së sotme do të jetë në kërkim të golit të 16-të,

Ndërsa pse jo edhe të barazojë rekordin, apo të thyej të njëjtin.

Kjo pasi deri më tani kundër skuadrës nga Kratova numëron 15 gola të shënuar, 17 fitore, 3 barazime dhe vetëm dy disfata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat