Orges Shehit i rikthehet “arma” kryesore e sulmit

Futboll

Orges Shehit i rikthehet “arma” kryesore e sulmit

Më: 3 mars 2024 Në ora: 13:29
Shehi

Sapo filloi të riambjentohei me ekipin e Partizanit, Xhuliano Skuka pësoi një dëmtim jo të lehtë në ndeshjen përballë Kukësit në Kupë, e cila u fitua nga “Demat” me rezultatin 1-0.

Për shkak të këtij dëmtimi, 25-vjeçari humbi ndeshjet me Skënderbeun dhe Kukësin.

Por mesa duket, Skuka është në fazat e fundit të rikuperimit dhe do të jetë gati pikërisht pas ndeshjes së kthimit që Partizani do të luajë përballë Kukësit në Kupën e Shqipërisë.

Orges Shehi pritet të ketë në dispozicion Skukën, në sfidën që ekipi i tij do të luajë përballë Erzenit me 10 mars. Por edhe në sfidën përballë Kukësit të mërkurën (në Kupë), tekniku durrsak dhe Partizani duhet të bëjnë pa sulmuesin dibran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat