Cikalleshi vendos rekord në Turqi

Futboll

Cikalleshi vendos rekord në Turqi

Më: 3 mars 2024 Në ora: 13:57
Konyaspor

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë për vitin 2024 me fanellën e Koniasporit.

Në minutën e 12-të, futbollisti shqiptar nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij ndaj Pendiksporit.

Cikalleshi ka vendosur kështu një rekord. Ai bëhet futbollisti i parë i huaj më i mirë për Koniasporin pasi ka shënuar 27 gola në 101 ndeshje.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes për Koniasporin u aktivizua edhe Valon Et’hemi në minutën e 63-të. 11 minuta më pas, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës për të shënuar golin e dytë të Koniasporit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat