Skuadra rrogozhinase ndjen edhe presionin e Vllaznisë

Futboll

Skuadra rrogozhinase ndjen edhe presionin e Vllaznisë

Më: 3 mars 2024 Në ora: 15:18
Egnatia

Egnatia mban vendin e parë pas 26 javësh dhe me 10 ndeshje nga fundi mbetet pretendente për të ruajtur pozitën aktule.

Megjithatë në ndeshjet e fundit skuadra nga rrogozhina ka vuajtur mungesën e rezultateve pozitive, pasi nuk ka arritur që të regjistrojë ansjë fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Të besuarit e Edlir Tetovës kanë marrë 4 barazime e një humbje dhe në muajin shkurt nuk koleksionuan asnjë fitore në kampionat.

Një ecuri që shënon periudhën më negative të kryesueve që kanë dominuar për gjatë gjithë kampionatit.

Skuadra rrogozhinase ndjen edhe presionin e Vllaznisë, që pas suksesit në ndeshjen e fundit e sheh veten vetëm 4 pikë pas Egnatias.

Skuadra e Tetovës si fillim do të kërkojë fillimisht të arrijë gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa vjen pas fitores minimale me Laçin në ndeshjen e parë e më pas synon kthesën e menjëhershme që sa më parë të sigurojë vendin e parë në renditje e më pas të mendojë e qetë për ndeshjet e “final4”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat