Gafa e Mattheus i dhuron fitoren Veronës

Futboll

Gafa e Mattheus i dhuron fitoren Veronës

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:14
Verona

Verona rikthehet te fitorja dhe atë e bën në ndeshjen e javës së 27-të të Serie A ndaj Sassuolos, me këta të fundit që nuk po dinë si të dalin nga kriza.

Ndeshja e luajtur në “Stadio Marc’Antonio Bentegodi” ishte deri diku e balancuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.

U desh minuta e 79’ dhe një gafë e Mattheus, që vendasit të merrnin topin, me Swiderski që kaloi mbrojtjen e miqve dhe gjeti rrugën drejt rrjetës, duke i dhënë avantazhin dhe njëkohësisht fitoren ekipit të Veronas.

Me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-0, Verona ngjitet momentalisht në vend të 17-të me 23 pikë, teksa Sassuolo renditet në vend të 19-të me 20 pikë.

Sa u përket lojtarëve të kombëtares shqiptare të futbollit te Sassuolo, si Nedim Bajrami ashtu edhe Marash Kumbulla e ndoqën këtë përballje nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat