Cikalleshi - lojtari i huaji me më shumë gola te Konyaspor

Futboll

Cikalleshi - lojtari i huaji me më shumë gola te Konyaspor

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:40
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ka arritur të shënojë një gol të rëndësishëm në ndeshjen e sotme në kampionat.

Pjesa e parë mes Pendikspor dhe Konyaspor është mbyllur me shifrat 0-1.

Nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 14, Cikalleshi dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte një gol historik, pasi shqiptari kalon në kuotën e 27 golave të shënuara me fanellën e Konyaspor në kampionat dhe bëhet lojtari i huaj që ka realizuar më tepër me këtë ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat