Demichelis thotë jo

Futboll

Demichelis thotë jo

Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:58
Demichelis

Trajneri i River Plate, Martin Demichelis, ka hedhur poshtë mundësinë e marrjes së drejtimit të Bajernit, ku ka luajtur tetë vjet.

Për bavarezët tashmë shfaqet edhe emri i trajnerit të Fejenordit, Arne Slot, me stil loje që pëlqehet nga Bayern.

Trajneri i River Plate, Martín Demichelis, ka hedhur poshtë mundësinë që ai të lërë skuadrën argjentinase për të marrë drejtimin e Bajernit të Mynihut në verë, për të zëvendësuar Tomas Tuhel.

Argjentinasi ka thënë se ndihet i lumtur në Buenos Aires edhe pse të gjithë e dinë se sa do ta vlerësonte një gjë të tillë, pasi ka luajtur për tetë vjet me Bajernin, ka punuar si trajner i të rinjve dhe ka qenë ambasador i klubit.

 Xabi Alonso mbetet i preferuari i klubit bavarez, por afrimi i tij duket tepër i vështirë dhe tashmë një tjetër kandidat është shfaqur, holandezi Arne Slot i Fejënordit, i cili është shpallur trajneri i vitit në Holandë më 2022 e 2023 dhe ka një stil loje të preferuar nga Bayern, me presing të lartë e futboll tërheqës.

Ndërkaq, e gjithë vëmendja në kampin bavarez është te ndeshja e së martës kundër Lazios, në Champions League, ku duhet përmbysur humbja 0-1. Lajm i mirë për bavarezët është rikthimi i Alphonso Davies, si dhe i Leroy Sane, i cili mungoi në Fraiburg.

Për herë të parë pas 12 javësh, të me skuadrën do të jetë edhe Serge Gnabry, duke rritur alternativat për Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat