Kërkojnë rikthimin te fitorja ndaj Tiranës

Futboll

Kërkojnë rikthimin te fitorja ndaj Tiranës

Më: 3 mars 2024 Në ora: 19:20
Egnatia

Egnatia nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat, teksa prej 5 ndeshjesh nuk po arrijnë dot te fitorja.

Këto rezultate kanë bërë që Vllaznia t’i ofrohet vendit të parë që mbahet nga rrogozhinasit, teksa diferenca mes tyre është vetëm 4 pikë.

Në 5 ndeshjet e fundit skuadra e Edlir Tetovës ka marrë 4 barazime dhe një humbje dhe tashmë i gjithë fokusi është kthyer te një tjetër duel mjaft i rëndësishëm për objektivat e tyre. Kundërshtari i radhës për kryesuesit është Tirana, ekip që gjithashtu nuk po kalon një moment të mirë në Superiore.

Dueli me bardheblutë do të luhet më 10 mars dhe është i vlefshëm për javën e 27-të.

Për këtë takim lajm i mirë për Tetovën është rikthimi i dy titullarëve. Bëhet fjalë për Albano Aleksin dhe për Edison Ndrecën, të cilët për shkak kartonësh munguan ndaj Dinamos. Në këto kushte të dy futbollistët do të marrin vendin e tyre në formacionin titullarë ndaj kryeqytetasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat