Rodri futet në histori

Futboll

Rodri futet në histori

Më: 3 mars 2024 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Rodri futet në histori!

Mesfushori i Mançester Sitit, Rodri ka thyer një rekord që ka qëndruar për 16 vite pas fitores 3-1 të skuadrës së tij ndaj Mançester Junajtid. 

Falë këtij triumfi, Rodri tani është i pamposhtur në 59 ndeshjet e tij të fundit në të gjitha kompeticionet, numri më i madh i ndeshjeve pa humbje për një lojtar në historinë e Premier Ligës. 

Vlen të theksohet fakti se Rodri e kaloi ish-mbrojtësin e Çelsit, Rikardo Karvalho, i cili kaloi 58 ndeshje pa humbje, midis nëntorit 2006 dhe shkurtit 2008, ndërkohë që tashmë stafeta i kaloi mesfushorit të Sitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat