Skuadra shqiptare pëson humbje por mbetet në krye të Kampionatit të Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare pëson humbje por mbetet në krye të Kampionatit të Malit të Zi

Nga: K. G. Më: 3 mars 2024 Në ora: 21:37
Pamje nga ndeshja

Kreu mbetet i pandryshuar pas javës së 23-të të elitës së futbollit malazez. 

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi përkundër humbjes (0:1) nga Mornari i Tivarit në "DG Arena" të Podgoricës, mbetet në krye të tabelës.

Buduçnosti nuk e shfrytëzoi humbjen e Deçiqit, duke luajtur baras (1:1) me Sutjeskënnë Nikshiq.

Image

Deçiqit i kushtoi shtrenjtë largimi me karton të kuq i Nenad Gavriç në minutën e  54-të.  

Danijel Nikoliq shënoi në minutën 76-të duke i siguruar fitoren udhëtuesve.

Drashko Bozhoviq (Deçiqi) në minutën e 85-të është përjashtuar me karton të kuq dhe një minutë me vonë edhe Balsha Vukotiq (Mornari) u ndëshkua me karton të kuq, pasi u fut në fushë nga pankina.

Deçiqi kryeson me 42 pikë, ka një më shumë se Buduçnosti dhe Mornari është në vend të tretë me 37 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat