​Asllani: E prisja për shumë kohë golin me Interin

Futboll

​Asllani: E prisja për shumë kohë golin me Interin

Më: 5 mars 2024 Në ora: 09:11
​Asllani: E prisja për shumë kohë golin me Interin

Kristjan Asllani e ndihmoi Interi që të marr tri pikë të reja në Serie-A duke e shënuar njërin nga dy golat e zikaltërve në fitoren 2-1 ndaj Genoas. Pas ndeshjes, Asllani pranon se Interi po ndjente lodhje në fitoren e vështirë 2-1 ndaj Genoas dhe zbuloi se çfarë ndjeu kur shënoi golin e tij të parë për klubin.

Asllani shënoi golin e tij të parë në Serie A me fanellën e Interit për të hapur rezultatin pas një fillimi të mirë në Genoa, më pas Alexis Sanchez shënoi për 2-0 nga penalltia në pjesën e parë.

“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, pasi Genoa erdhi këtu për pikë. Ata luajnë futboll të mirë dhe ne pësuam një gol që mund ta shmangnim, por bëmë mirë që vuajtëm së bashku si ekip”, tha Asllani për “Sky Sport Italia”, përcjellë KosovaPress.

“Kishte pak lodhje në pjesën e dytë, por këto tre pikë janë thelbësore, pasi ne donim të thellonim epërsinë tonë pak më shumë. Ne e dimë se është një avantazh i rëndësishëm, por Bolonja do të vijë më pas, kjo është gjithashtu thelbësore dhe ne shkojmë atje me shpresën për të vazhduar ecurinë”, shtoi reprezentuesi shqiptar.

Është goli i parë i Asllanit për Interin dhe i dyti në Serie A, pasi tjetri ishte për Empolin kundër Interit po në “Giuseppe Meazza”, gol të cilin Asllani thotë se ia dedikon familjes.

“Unë ia dedikoj familjes sime, por edhe këtyre djemve në skuadër që më ndihmojnë çdo ditë, të gjithë erdhën për të më përqafuar dhe ishin shumë të lumtur për mua. Për të qenë i sinqertë, kisha pritur gjatë për këtë gol dhe shpresoja se do të vinte në ‘Meazza”, pasi është një emocion i veçantë të shënosh këtu”.

Ishte një dhuratë e mrekullueshme, pasi ai do të festojë ditëlindjen e tij të 22 -të këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat