Asllani pjesë e 11-tëshes më të mirë në Serie A

Futboll

Asllani pjesë e 11-tëshes më të mirë në Serie A

Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:14
Formacioni

Kristjan Asllani po kalon pa dyshim çastet e tij më të lumtura me fanellën e Inter.

Mesfushori i kombëtares luajti ndaj Genoas ndeshjen e tretë radhazi si titullar, sfidë që për më tepër e kurorëzoi edhe me një gol. Gol, që ishte i pari me fanellën e Inter e që mbi të gjitha erdhi para tifozëve në stadiumin San Siro.

Por, performanca e 21-vjeçarit nuk kufizohet vetëm tek goli pasi loja e zhvilluar ishte mëse pozitive dhe lojtari kuqezi mori publikisht edhe vlerësimin nga trajneri Simone Inzaghi.

Të mirat nuk kanë fund për Asllanin dhe “qershia mbi tortë” është emri i tij në 11-tëshen më të mirë të javës së 27 në Serie A. Mesfushori i kombëtares është pjesë e formacionit që përbehet nga emra si Dybala apo Kvaratskhelia.

Sakaq, vlen të theksohet së bashku me Asllanin, pjesë e formacionit më të mirë të javës së 27 në Serie A, është edhe Amir Rrahmani që me Napolin e tij mposhti Juventusin 2-1.

Asllani pjesë e 11-tëshes më të mirë në Serie A, në formacion edhe një tjetër shqiptar

Kristjan Asllani po kalon pa dyshim çastet e tij më të lumtura me fanellën e Inter. Mesfushori i kombëtares luajti ndaj Genoas ndeshjen e tretë radhazi si titullar, sfidë që për më tepër e kurorëzoi edhe me një gol. Gol, që ishte i pari me fanellën e Inter e që mbi të gjitha erdhi para tifozëve në stadiumin San Siro.

Por, performanca e 21-vjeçarit nuk kufizohet vetëm tek goli pasi loja e zhvilluar ishte mëse pozitive dhe lojtari kuqezi mori publikisht edhe vlerësimin nga trajneri Simone Inzaghi.

Të mirat nuk kanë fund për Asllanin dhe “qershia mbi tortë” është emri i tij në 11-tëshen më të mirë të javës së 27 në Serie A. Mesfushori i kombëtares është pjesë e formacionit që përbehet nga emra si Dybala apo Kvaratskhelia.

Sakaq, vlen të theksohet së bashku me Asllanin, pjesë e formacionit më të mirë të javës së 27 në Serie A, është edhe Amir Rrahmani që me Napolin e tij mposhti Juventusin 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat