Oblak: Kundër Interit, duhet të japim gjithçka

Futboll

Oblak: Kundër Interit, duhet të japim gjithçka

Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:27
Oblak

Portieri i Atletiko Madridit, Jan Oblak foli për ndeshjen e ardhshme të Ligws sw Kampionwve në konferencën për mediet pas ndeshjes ndaj Betis-it.

Sipas sllovenit Oblak, skuadra e Atletiko-s duhet të bëjë gjithçka në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8-ave ndaj Inter-it, me takimin e parë që u mbyll me rezultatin (1-0) për italianët.

“Futbolli ndryshon shumë shpejt, ndeshje pas ndeshjeje.

Skuadra duhet të ketë besim, të besojë dhe të ketë ambicie për të arritur qëllime më të mëdha. Nuk mjafton të mendosh se nëse jemi të katërtët në tabelë gjithçka është mirë. Nuk është e drejtë dhe ne duhet të kërkojmë veten.

Kundër Interit duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u rikthyer, të japim gjithçka në fushë,” deklaroi portiere sllovan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat