Arlind Ajeti në formacionin e javës në Rumani

Futboll

Arlind Ajeti në formacionin e javës në Rumani

Më: 5 mars 2024 Në ora: 13:08
Arlind Ajeti

Futbollistët shqiptarë po kanë prani thuajse të rregullt në ekipin më të mirë të xhiros në kampionatin rumun.

Të martën është publikuar formacioni i xhiros së 29-të, ndërsa pjesë e tij është mbrojtësi i Clujit, Arlind Ajeti.

Ajeti në fundjavë realizoi gol të bukur për barazimin 1:1 të CFR Clujit ndaj Farulit.

Ai po shquhet me paraqitje të mira dhe është kandidat serioz për vend te ekipi i Shqipërisë në Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat