Juventus kërkon të kryejë revolucion në mbrojtje

Futboll

Juventus kërkon të kryejë revolucion në mbrojtje

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Juventus po shikon vazhdimisht përpara për sezonin e ardhshëm dhe, bazuar në angazhimet ku do të marrë pjesë, po vlerëson se si të rindërtojë ekipin.

Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, bardhezinjtë po synojnë mesfushorin e Lazio, Matias Vecino.

Ky i fundit mund të ndjekë të njëjtën rrugë si kolegu i tij Felipe Anderson.

Surpriza mund të ketë edhe mbrojtja, me disa emra të përfshirë në planet e Juventus. I pari në listën e drejtorit sportiv Giiuntoli është Riccardo Calafiori, protagonist këtë sezon me Bolonjën në Serie A. klubi e vlerëson të paktën 25 milionë euro, por bardhezinjtë mund të përfshijnë të tjerë lojtarë në këtë marrëveshje, për të zbutur efektin financiar.

Klubi po ndjek edhe emra të tjerë jashtë Italisë, ku po shihet me interes Lloyd Kelly, që luan me Bournemouth në Angli. Lojtari mund të vijë me parametrin zero këtë verë.

Një emër tjetër për mbrojtjen është edhe Reonildo, që luan me Atletico Madrid, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat