Mediat zbulojnë të preferuarin e Laportës

Futboll

Mediat zbulojnë të preferuarin e Laportës

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:30
Zhoan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta përfundimisht është tërhequr në disa raste gjatë kohës së tij në krye të “blaugranave” dhe do të ishte befasi nëse ai nuk do të emëronte një trajner të ri me të cilin do të ishte i bindur plotësisht.

Lista e kandidatëve vazhdon të përqendrohet rreth katër ose pesë emrave, por opsioni i preferuar i Laportës mbetet i njëjtë.

Të paktën kështu është sipas gazetës “Sport”, e cila raporton se ai është forca shtytëse pas ‘rrugës gjermane’, e cila ka parë një numër trajnerësh gjermanë të lidhur me punën, duke përfshirë Hansi Flik, Tomas Tushell dhe Julian Nagelsmann, ndërsa Roberto de Zerbi ishte rekomanduar atij nga trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola.

Ndërkohë drejtori sportiv, Deko thuhet se është i etur për të rikthyer spanjollin Luis Enrike në klub, edhe pse kjo mbetet e vështirë. E përditshmja katalunase pohon se me Jurgen Klop jashtë ‘merkatos’, i preferuari i Laportës ka qenë ‘gjithmonë’ Nagelsman.

Pozicioni i tij është disi i komplikuar nga fakti se ai nuk do të jetë i disponueshëm deri në mes të korrikut nëse Gjermania shkon larg në “Euro 2024” këtë verë. Kontrata e tij përfundon pas turneut, që do të thotë se ata mund të nënshkruanin një marrëveshje përpara turneut dhe ai nuk do të kushtonte asgjë.

Nagelsmann shpërtheu në skenën e menaxhimit ndërsa ishte ende në të njëzetat e tij me Hofenhajmin dhe performoi mrekullisht atje dhe në Lejpzig, por gjërat shkuan jo mirë kur ai mori drejtimin e Bajern Munihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat