Ramadani: Fillojmë të dielën me Veronën

Futboll

Ramadani: Fillojmë të dielën me Veronën

Më: 5 mars 2024 Në ora: 17:09
Ylber Ramadani

Skuadra e Lecces, në të cilën bën pjesë edhe Ylber Ramadani, nuk po kalon një moment të mirë në kampionat teksa ka arritur të grumbulloj vetëm 4 pikë nga 8 ndeshjet e fundit, duke vështirësuar kështu pozitat e tyre, dhe duke u bërë një nga skuadrat që mund të shohë veten në Serinë B sezonin e ardhshëm.

Edhe pse të dielën morën një barazim të vyer kundër Frozinones, përsëri nuk ishte një ndihmesë e madhe për “verdhekuqte”.

Në lidhje me situatën delikatë të cilën po kalon klubi është pyetur edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani. I ftuar nga “TR News”, numri 20 i Leçes u shpreh i kënaqur për barazimin por kërkon më shumë agresivitet nga shokët e skuadrës.

“Ishte një ndeshje e vështirë.

Ata gjithashtu donin të fitonin sepse luanin përballë publikut të tyre. Më e rëndësishmja ishte që të mos humbnim, morëm një pikë kundër një kundërshtari direkt.

Ne trajnohemi mirë, në stërvitje shkon gjithçka në rregull por në fushën e lojës nuk po arrijmë të shënojmë.

Krijojmë shumë raste, prandaj duhet që të luajmë më me agresivitet që të mund të shënojmë më shumë, sepse duke shënuar mund të marrim pikët”,-shprehet Ramadani.

Gjithashtu ai u pyet edhe për ndeshjen e radhës kundër Veronës për të cilën shtoi:

“Tani kanë ngelur 11 ndeshje shumë të rëndësishme për ne.

Fillojmë të dielën me Veronën. E dimë që është një kundërshtar i fortë prandaj duhet të bëjmë më të mirën.

Ata vijnë nga një fitore me Sasuolon por ne do mundohemi që ti mundim.”

Lecce për momentin ndodhet në vendin e 13 të Serisë A, dhe pas 27 javëve ka arritur të grumbullojë 25 pikë. Ajo ndodhet vetëm 2 pikë larg vendit të 18 që të çon automatikisht në Serinë B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat