Haaland: Dua të shënojë sa më shumë gola

Futboll

Haaland: Dua të shënojë sa më shumë gola

Më: 5 mars 2024 Në ora: 18:37
Erling Haaland

Duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Copenhagen, qendërsulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka folur për golat e shënuar këtë sezon.

Ylli norvegjez thotë se është i kënaqur me atë që po shfaq këtë sezon të garave.

“Formën time mund ta shikoni në dy mënyra. Vitin e kaluar shënova 36 gola në Premier League, ndërsa këtë vit deri tani kam shënuar 18 gola. Mund ta vlerësoni nëse është mirë apo jo. Mendoj se është një sezon i mirë”, ka thënë Haaland.

Ai është i bindur se do të vazhdojë të shënojë gola edhe në duelet e radhës.

“Kam humbur shumë raste, do të vazhdoj të humbas raste, por edhe do të shënoj gola. Unë do të fokusohem të shënoj sa më shumë gola dhe të përpiqem të bëjë më të mirën”, ka theksuar norvegjezi.

Haaland është i bindur se City do të bëjë paraqitje të mirë në duel me Copenhagen në mënyrë që të sigurojë kualifikimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

City dhe Copenhagen do të përballen nesër mbrëma në “Etihad Stadium” në ndeshjen kthyese të elitës së futbollit evropian.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e kampionëve në fuqi të Evropës (3-1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat