Immobile: Jemi krenar për ndeshjen e parë ndaj Bayernit

Futboll

Immobile: Jemi krenar për ndeshjen e parë ndaj Bayernit

Më: 5 mars 2024 Në ora: 19:49
Ciro Immobile

Në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich në Champions League, kapiteni i Lazio-s, Ciro Immobile, foli për mediat në lidhje me ndeshjen e ardhshme.

Për Immobile, ecuria e Lazio-s këtë sezon në Champions është shumë e mirë, ndërsa shtoi dhe dhe në takimin e dytë kundër bavarezëve duhet të bëjnë maksimumin.

“Kemi arritur të bëjmë një ecuri të mirë në Champions League dhe jemi të kënaqur me atë që bëmë, pavarësisht se Lazio nuk është një ekip që merr pjesë gjithmonë në këtë kompeticion. Jemi krenarë dhe duam të bëjmë mirë edhe nesër (sot)”, tha fillimisht ai.

I pyetur nëse e ndjen peshën që mund të rishkruajnë historinë, italiani theksoi se nuk e konsideron si barrë këtë gjë, por si një furnizues energjie.

“Kjo nuk duhet të jetë kurrë një barrë, por duhet t’ju japë energji dhe dëshirë për të fituar, për të qëndruar në nivelet më të larta”, deklaroi Immobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat