​City-Copenhagen, formacionet e mundshme

Futboll

​City-Copenhagen, formacionet e mundshme

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:34
​City-Copenhagen

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Copenhagen, e vlefshme kjo për duelin e kthimit në kuadër të raundit të 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Parken”, City e mposhti Copenhagen si mysafir me shifrat 3:1.

Kampioni aktual evropian është i pamposhtur në 19 ndeshje në të gjitha garat (17 fitore dhe dy barazime), dhe do të synojë fitoren sot e cila do t’ia siguronte çerekfinalen e kësaj gare.

Sa i përket përballjes së sotme, te City mungon Jack Grealish, kurse te Copenhagen nuk do të paraqiten Lucas Lerager, Theo Sander, Davit Khocholava dhe Viktor Claesson.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Walker, Dias, Ake, Gvardiol; Kovacic, Rodri; Foden, Alvarez, Doku; Haaland

Copenhagen (4-3-3): Grabara; Jelert, Vavro, McKenna, Diks; Goncalves, Falk, Mattsson; Elyounoussi, Larsson, Achouri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat