Interi Miami dhe Messi, do të zhvillojnë katër ndeshje brenda 10 ditëve

Futboll

Interi Miami dhe Messi, do të zhvillojnë katër ndeshje brenda 10 ditëve

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:39
Interi Miami

Skuadra e Inter Miamit është duke u përgatitur për katër ndeshjet e ardhshme që zhvillohen brenda 10 ditëve.

Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij do ta kenë një javë të ngjeshur me shumë ndeshje në orar.

Duke filluar nga 7 marsi, Inter Majami luan ndeshjen e Kupës së Kampionëve ndaj Nashvilit.

Pastaj më 10 mars, takohet me Montreallin në kuadër të garave në MLS. Pas tri ditëve, është ndeshja e kthimit ndaj Nashvillit në Kupën e Kampionëve, dhe më 16 mars, Inter Majami sfidon DC Junajtedin në MLS.

Ky orar do i pëlqej jashtëzakonisht shumë tifozëve të futbollit, të cilët mund ta shohin Lionel Messin duke luajtur. Kujtojmë që sezoni i ri ka nisur nga muaji i kaluar, kurse Lionel Mesi ka zhvilluar 3 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola dhe një asist për skuadrën amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat