Salah rikthehet në stërvitje

Futboll

Salah rikthehet në stërvitje

Më: 6 mars 2024 Në ora: 15:14
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka gëzuar skuadrën e Liverpoolit. Sulmuesi egjiptian është rikthyer në stërvitje.

Pas rikthimit të tij, gjasat janë të mëdha që Salah që jetë i gatshëm për derbin e fundjavës përballë Manchester Cityt.

Salah ka luajtur vetëm 46 minuta për Liverpool-in gjatë dy muajve të fundit, fillimisht për shkak të angazhimeve në Kupën e Kombeve Afrikane dhe më pas një dëmtimi muskulor të marrë gjatë turneut.

Në 28 ndeshjet e këtij edicioni në të gjitha garat, Mohamed Salah ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 10 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat