Tuchei tregon një detaj interesant

Futboll

Tuchei tregon një detaj interesant

Më: 6 mars 2024 Në ora: 15:19
Tuchei

Bajerni i Mynihut është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët kanë mposhtur me shifrat 3-0 Lacion në Mynih, ku dominuan dukshëm sfidën.

Furia e lojtarëve të Bajernit nuk lindi nga asgjëja.

Tuheli ka lujtur një rol të madh për t’u dhënë futbollistëve ngarkimin e duhur emocional për të mposhtur Lacion. Trajneri gjerman ka dhënë një fjalim motivues përpara fillimit të ndeshjes.

Me sa duket, Tuchel ka qenë mjaft i përfshirë në fjalim, duke thyer gishtin e madh të këmbës së tij.

“Është e dhimbshme. Në fjalimin e fundit përpara se të fillonte ndeshja shkelmova derën. Ishte teknika e gabuar. Kam ndjesinë se është thyer”, ka thënë Tomas Tuheli pas përfundimit të ndeshjes për “CBS Sports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat