Struga Trim Lum në krye të tabelës së Kampionatit të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Struga Trim Lum në krye të tabelës së Kampionatit të Maqedonisë së Veriut

Nga: K. G. Më: 6 mars 2024 Në ora: 16:04
Pamje nga ndeshja

Struga Trim Lum ka shënuar fitore para shikuesve të vet, me rezultat 2:1 ndaj Makedonija Gjorgje Petrov, në takimin e javës së 22-të të elitës së futbollit maqedonas. 

Kampioni në fuqi ka marrë tre pikë të vlefshme, duke treguar edhe një herë se janë ndër kandidatë për të mbrojtur titullin.

Për Strugën shënuan Shabani (13') e Radeski (21') dhe për mysafirët realizoi Aliji (48').

Struga Trim Lum kryeson me 45 pikë, pasojnë Shkupi 44, Shkëndija 43 dhe Makedonija GP është në fund me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat