Media maqedonase e krahason golin Glishiqit si të Shaqirit 

Futboll

Media maqedonase e krahason golin Glishiqit si të Shaqirit 

Nga: K.G. Më: 6 mars 2024 Në ora: 16:12
Vardari

Vardari i Shkupit ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Rabotniçkit të Shkupit, në takimin e javës së 22-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.

Mediumi maqedonas “Ekipa.mk”, golin e Glishiqit e ka vlerësuar identik si i Artim Shaqirit para shumë viteve.

“’Kuqezinjtë’ kaluan me mjeshtëri në avantazh me golin direkt nga këndi të Darko Glishiq në minutën e 56-të të takimit.

Glishiq “alla Shaqiri” direkt nga këndi në të majtë ka arritur që të mposht portierin përfaqësues Alexovski i cili dukshëm u pengua në vijë nga bashkëlojtarët”, shkruan mes të tjera media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat